Scott: Kosova, një nga pengesat më të vështira në marrëdhëniet SHBA- Serbi

SHBA-ja mendon që Kosova është pengesa kryesore me marrëdhëniet SHBA-Serbi.

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha sot se ai e sheh çështjen e Kosovës dhe zhvillimin e situatës në Kosovë si një nga problemet më të vështira, përkatësisht pengesat në marrëdhëniet aktuale SHBA-Serbi.

Në atë kontekst, ai kujtoi se regjimi i Sllobodan Millosheviqit ishte akuzuar për dhunë ndaj civilëve në Kosovë, pas së cilës ai tha se NATO kishte vendosur të largonte ushtrinë serbe nga Kosova.