SBASHK-u për hir të nxënësve duhet të tërhiqet nga greva

Paralajmërimi i grevës për ditën e nesërme nga SBASHK-u nuk po i pëlqen Këshillit të Prindërve të Arsimit të Kosovës. Këta të fundit nëpërmjet një komunikate janë shprehur se zhvillimet e fundit në relacionin, MASHT- SBASHK janë tepër shqetësuese për ta ngase një relacion i tillë është i dëmshëm për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës si dhe vet sistemin arsimor në Kosovë.

“Me gjithë arritjen e marrëveshjes së 24 Prillit në mes të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sindikatës së Arsimit të Kosovës, siç kanë paralajmëruar Sindikalistët që nga dita e nesërme do të kemi greva të mësimdhënësve të cilave edhe nuk ju dihet fundi”, thuhet në reagimin e KPAP-së.

Kryetari i Këshillit, Bajram Beqiri është shprehur se mos gatishmëria dhe jo serioziteti i MASHT-i, për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve është tepër shqetësuese dhe zhgënjyes, transmeton Indeksonline.

“MASHT-i dhe Qeveria e Kosovës të reflektoi pozitivisht në zgjidhjen e këtij problemi i cili është krijuar në mënyrë që kurrsesi mos te vjen deri te ndërprerja e mësimit siç është paralajmëruar.
Kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcenim për nxënësit dhe prindërit dhe se çdo paralajmërim për grevë po ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin psikologjik tek nxënësit dhe po zbehet i ter procesi mësimorë”, thuhet më tej në ragim.

Mirëpo Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se e kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve por vlerëson se nuk është momenti i duhur për grevë kur vetëm edhe dy javë kanë mbetur deri në përfundimin e vitit shkollor për maturantët.

“Kur po i afrohemi përfundimit të vitit shkollor dhe testit të arritshme risë dhe testit të maturës, kur pritet regjistrimi i fatosave në kasën e parë dhe atyre në klasën e dhjetë, andaj edhe njëherë i bëjmë thirrje SBASHK-ut, që për hire të nxënësve të tërhiqen nga greva dhe të njëjtën ta prolongojnë për 1 shtatorë, kurse Qeveria të reflekton pozitivitet , sinqeritet dhe gatishmëri për përmbushjen e obligimeve ligjore financiare ndaj mësimdhënësve”, shprehet Këshilli i Prindërve.
Këta të fundit thonë se nëse deri atëherë nuk përmbushen këto obligime Këshilli i Prindërve dhe prindërit në përgjithësi do të solidarizohen me mësimdhënësit