Sallova: Themelimi i Asociacionit, kërkesa e vetme e Serbisë

Analisti politik, Donik Sallova në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel ka thënë se Serbia nuk kërkon ende asgjë pos asaj kërkesës që Kosova të themelojë asocacionin e komunave me shumicë serbe.

“Serbia akoma nuk po kërkon territore nga Kosova, pavarësisht se Thaçi po e proklamon këtë idenë e tij për shkëmbim, e vetmja dëshirë e Serbisë është të themelohet Asocacioni i komunave me shumicë serbe dhe për këtë akoma ne ende nuk kemi përgjigje, dhe këtë përgjigje as kryeministri Haradinaj nuk e ka”, ka thënë Sallova në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin.

“A do ta bëjë ndonjë prej aleatëve që të kërkojë prej Serbisë, që të paguajë dëmet e luftës, të dënojë kriminelët që enden të lirë nëpër Serbi, mundet, por nuk po bënë asnjëri shtet aleat”, ka thënë Sallova.