Sallova: Njohjet nga shtetet tjera, varen shumë nga Serbia

Ne e dimë se kemi dështuar në diplomacinë tonë, tashmë e dimë botërisht se si i dërgojmë ambasadorët nëpër botë.

Kështu ka thënë analisti politik, Donik Sallova në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin.

“Vetëm një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund t’i hapë rrugë proceseve që kanë ngelur në gjysmë, a mundet të shkojë një ministër në Argjentinë, Spanjë e shumë vende tjera që ende nuk na kanë njohur, e t’i lusim që të na njohë shtetin tonë, pra asnjë. Pra njohja jonë nga vendet që nuk na kanë njohur, varet shumë nga Serbia, deshem të pranojmë apo jo”, ka thënë Sallova.