Sallova: Me taksën për 10 %, Kosova po bëhet faktor karshi Serbisë

Analisti politik, Donik Sallova ka thënë se presidentin Thaçi nuk mund ta ndalë askush përderisa në Kosovë nuk po mund të dakordohen se kush do duhej të shkonte në Bruksel.

Ai ka thënë se vendimi i Qeverisë për rritjen e taksës për 10 për qind është kundërpërgjigje karshi shtetit serb, pas gjitha atyre që po bënë Serbia.

“Ne nuk duhet të shqetësohemi nga ai fakt nëse Serbia është e kënqur apo jo nga masa e qeverisë për këtë taksë. Pikërish kjo është formë presioni, që më në fund Kosova po bëhet faktor që Serbia të na shoh si faktorë potencial dhe të barabartë në dialog”, ka thënë Sallova.

Sallova ka thënë se ka biznesmenë të Kosovës kanë shumë gjëra të ndaluara në Serbi.