Sa përfiton Kosova nga mikëpritja e falënderimi?

Mikpritja për anglezët nga dikush u cilësua si servilizëm. 

Por, më këtë vlerësim nuk po pajtohet një profesoreshë universitare.

Ajo po konsideron se me këtë kosovarët nuk treguan nënshtrim apo inferioritet.

“Është një sjellje e rregullt. Nuk e shoh si nënshtrim apo si inferioritet.  Edhe si popull jemi të njohur për mikëpritje. Është një raport i rregullt”, ka thënë Remzije Shahini – Hoxhaj.

Sipas saj, është tamam sjellja që duhet pasur karshi ndaj atyre që kanë bërë shumë për pavarësinë e Kosovës.