“Rusia dhe Kina do të vënë veto në anëtarësimin e Kosovës në OKB”

Qeveria në Prishtinë nuk ka perspektivë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, sepse Rusia dhe Kina nuk kanë arsye të mos e vënë veton ndaj Këshillit të Sigurimit.

Kreu i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Berlin, Dushan Reljiq, ka potencuar se pesë anëtarë të Bashkimit Evropian nuk janë të gatshëm ta njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas tij askush nga pesë vendet e BE-së nuk mund të bëjë një gjë të tillë pasi që Beogradi nuk e ka deklaruar shkëputjen e shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

Ai tha se fakti që Beogradi po punon për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën si parakusht i rëndësishëm për të hyrë në BE, formalisht dhe juridikisht nuk heq dorë nga territori i Kosovës.

I pyetur nëse Vuçiç do të ketë problem me Rusinë nëse ai fillon të përmbushë atë që Perëndimi e kërkon të bëjë me Kosovën, ai tha se disa politikanë janë të një rëndësie kalimtare.

“Interesat në politikën ndërkombëtare janë afatgjata. Edhe nëse një qeveri në Beograd vendos të heqë dorë nga mbështetja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me Kosovën, kjo nuk do të thotë që baza e ndikimit politik, ekonomik të Moskës është i humbur. Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Greqia, këto janë vetëm disa nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s në një mjedis që është i interesuar për forcimin jo vetëm të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë”, thotë Reljiq, shkruan Danas.