Rritet numri i protestuesve para Kuvendit ku pritet të votohet qeveria Hoti

Qytetarë të shumtë tanimë janë mbledhur para objekti të Kuvendit të Kosovës.

Shumica prej tyre aty kanë dalë në formë protestuese kundër qeverisë Hoti që pritet të votohet në parlament.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur qysh në fillim të seancës, mirëpo që tanimë është rritur numri i tyre aty.

Ndërkaq, aktualisht kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti është duke shpalosur programin e tij qeverisës dhe prioritetet e synuara.