Rrëzohet nga skelet punëtori në Mitrovicën e veriut, bie mbi këmbësoren

Dy persona janë duke iu nënshtruar një trajtimeve shëndetësore në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Të njëjtit mbetën të lënduar kur një punëtor i një kompanie ndërtimi derisa po punonte, u rrëzua nga skelet.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm dhe siç raportoi Radio Kontakt Plus, punëtori pasi u rrëzua nga objekti ku po zhvillonte ndërtimet, ka rënë mbi një vajzë e cila në ato momente ka qenë duke kaluar andej pari.