Rrëzimi i qeverisë Kurti, reagon Haradinaj

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, ka reaguar edhe ish-kryeminsitri, Ramush Haradinaj.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë dhe se shteti rreshtohet me vlerat sublime të demokracisë.

“Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.