Rrëfejnë qytetarët për çlirimin e Prishtinës (Video)

Janë bërë 19 vjet nga çlirimi i Prishtinës.

Shumë prej banorëve të kryeqytetit, qëndruan në shtëpitë e tyre në kohën e luftës, ku një fije e hollë e ndante jetën nga vdekja.

Njëri ndër ata ishte Sylejman Kllokoqi, i cili punonte  si  gazetar për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Ai tregon se si e përballoj luftën, ku si detyrë e kishte të kapte të gjitha ato imazhe me kamerën e tij, e të raportonte për luftën në Kosovë.

Pas çlirimit të Prishtinës, Kllokoqi tregon se doli të shëtis lirshëm në qytetin e tij dhe se ndjenjën e të qenit i lirë, nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

Edhe Skënder Rexhepi, qytetar nga Prishtina thotë ta ketë kaluar tërë periudhën e luftës e bombardimeve të NATO-s,  në shtëpinë e tij.

Por jo çdo gjë përfundoi për të më 11 qershor të vitit 1999. Rexhepi thotë se patën frikë të madhe natën që ushtria ruse hynë në Prishtinë, pasi që krismat e armëve të serbëve të Prishtinës  s’kishin të ndalur.

Përndryshe, më 9 qershor në Kumanovë  pas 78 ditë bombardimeve të NATO-s u nënshkrua marrëveshja me forcave të NATO-së dhe ish ushtrisë jugosllave.

Më 11 qershor forcat e UÇK kanë hyrë në një pjesë të Prishtinës ndërsa po atë natë forcat ruse kanë hyrë në Prishtinë. Të nesërmen forcat ushtarake të KFOR-it nën udhëheqjen e gjeneralit Mike Jackson kanë hyrë në Prishtinë.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: