Rrahje në Pejë, dy persona ia thyejnë hundën një tjetri

Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Pejë sonte rreth orës 21:00, ku dy prej tyre kanë rrahur një tjetër.

Rastin e ka konfirmuar  Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Ka ndodhur një rrahje rreth orës 21:00. Dy persona të dyshuar e kanë rrahur një tjetër, ia kanë thyer hundën. Viktima ka pësuar frakturë në pjesët e fytyrës dhe po merr tretman në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës. Dy të dyshimtit i kemi arrestuar dhe tani po merren në pyetje. Të njejtit mbeten në arrest”, deklaroi Elshani.

Elshani tutje shtoi se njësitet policore, për shkak të zhvillimit të hetimeve, kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me hetimin e rastit.