Rrahje në Istog, pesë të arrestuar

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Istog.

Policia lidhur me rastin ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona të përfshirë, shkruan lajmi.net.

Njëri prej të dyshuarve për shkak të një fjalosje e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull të komunitetit egjiptian të cilit i kishte shkaktuar lëndime.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.