Rinumërohen 55 për qind e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gatë ditës së sotëm janë rinumëruar 66 vendvotime.

Ndërsa në përgjithësi numërim i vendvotimeve të rinumëruara është rreth 55 për qind apo 772 vendvotime.

Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”.