Realizohen pagesat edhe për një masë tjetër, ministrja Bajrami ka një njoftim të rëndësishëm

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar të hënën se janë realizuar pagesat për masën 15, e cila përfshinë familjet që nuk e kanë asnjë anëtar të.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo njoftoi se paratë mund të tërhiqen nga dita e sotme.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Kujtojmë se në Kosovë ditëve të fundit është rritur shumë numri i rasteve me koronavirus, ku vetëm dje u shënuan 122 të infektuar.