Reagon edhe Pacolli, kërkon që të gjithë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

Për vendimin e Kushtetueses, ka reaguar edhe personazhi i shumëpërfolur së fundmi në skenën politike, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se vendimi në fjalë duhet të respektohet nga të gjitha palët.

Ai ka nënvizuar se zgjidhja tanimë i është kthyer Kuvendit të Kosovës.

“Vendimi i Kushtetueses u mor sot. Zgjidhja tani i është kthyer Kuvendit të Kosovës. Një vendim i qartë që duhet të respektohet nga të gjitha palët”, ka shkruar Pacolli.