Reagon ambasadori gjerman për vendimin e PZAP-së për rinumërimin e votat e ardhura nga Serbia

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot ka kërkuar që të numërohen rreth 1 mijë e 500 vendvotime, ndërkohë ka pranuar kërkesën e NISMA’së duke i cilësuar si të pavlefshme mbi 3 mijë vota të ardhura nga Beogradi.

Lidhur me këtë vendim në twitter ka shkruar edhe gazetari Agron Bajrami, i cili ka thënë se duke e parë këtë trend, me shumë gjasë qeveri të re nuk do të ketë qeveri këtë vit.

“Paneli për Ankesa i KQZ-së ka urdhëruar rinumërimin e 58 % të votave (1472 vendvotime nga 2547,  3 mijë 100 votat e ardhura me postë nga Serbia duket se do të anulohen për shkak të parregullsive përgjatë transportit. Duke qe nuk do të kemi qeveri të re deri në vitin 2020”, ka shkruar gazetari Bajrami.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Jam vetëm kurioz të dijë se kush do të përfitojë nga kjo”, ka shkruar Heldt, raporton Gazeta Express.

Vendimin për rinumërim dhe anulim të votave të ardhura nga Serbia PZAP e ka marrë të hënën, ndërkohë si rezultat NISMA e Fatmir Limajt do të futet në Kuvend.

Nga ky vendim i PZAP-së më së shumti do ta pësojë partia e Kurtit, e cila do të humb 3 deputetë, ndërsa LDK, PDK e AAK vetëm nga nje.