Rasti “Veteranët”, komandanti i FSK-së intervistohet për tri orë si dëshmitar

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama për afër tri orë ka dhënë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit për rastin e veteranëve të rrejshëm në gjykatë.

Seanca është ndërprerë me një pauzë dhe do të vazhdoi në orën 13:00, ku Rama pritet ta vazhdojë dëshminë e tij edhe për rreth 30 minutave, ndërsa, më pas në pyetje do të merren Hysni Gucati dhe Sami Lushtaku, e të cilët një ditë më parë nuk i ishin përgjigjur thirrjes së gjykatës në cilësinë e dëshmitarit.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Meka, ka thënë se për shkak të ruajtjes së procesit, mediave u ndalohet publikimi i dëshmive derisa të përfundojë seanca.

Ndryshe, lajmi.net pati publikuar ekskluzivisht aktakuzën e rastit të njohur në opinion si “veteranët”.

Po ashtu, lajmi.net ka raportuar edhe për heqjen e një numëri të caktuar të emrave nga listat e prokurorisë.