Raporti Bulliqit pa fuqi juridike (VIDEO)

Në seancën e së premtes kryeministri Ramush Haradinaj u zotua se projektligji për demarkacionin duhet të kalojë vetëm si thotë ai.

“Marre iu  qoftë. Qet raport po ju pengon, ku po ju dhem, nëse keni problem kallxoni. Po doni ta quani dokument orientues, jo sa të jem unë, jo. Komisioni i Qeverisë e ka prodhuar një raport, a fort po iu dhem raporti a. As një germë nuk i hiqet këtij ligji”

Por, vetëm pas një ditë u zmbraps. Pranoi kushtet e LDK-së që raporti i komisionit të Bulliqit të përfshihet si pjesë orientuese në kuadër të projektligjit.

Madje partneret e koalicionit kanë realizuar një marrëveshje ditën e djeshme që demarkacioni të votohet si i tillë ditën e mërkurë.

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi thotë për Tribuna Channel se raporti i Bulliqit, brenda projektligjit nuk mund të ketë fuqi juridike.

Kurse njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, thotë se Malin e Zi e obligojnë vetëm marrëveshja e Vjenës e vitit 2015 dhe deklarata e të dy presidentëve, por jo edhe raporti i komisionit të Bulliqit.

Marrëveshja e djeshme mes krerëve të koalicionit qeverisës, për të përfillur kërkesën e LDK-së, lidhur me projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk kë lëkundur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje kundër kësaj marrëveshjeje.

Kjo parti përmes një kumtese, e ka quajtur marrëveshjen e djeshme, “pazar fjalësh që prapë ia humb Kosovës 8,200 hektarë”

Kundër Demarkacionit po shprehen dhe deputetët e Listës Serbe. Derisa deputetët e komunitetit egjiptian dhe atij ashkalinj, kanë treguar për Tribuna Channel nëse do ta votojnë demarkacionin dhe në çfarë forme.

Veton Berisha nga PLE thotë se qëndrimi i tyre rreth kësaj teme do të jetë sipas arsyes dhe momentit.

Hetem Arifi nga Partia Ashkalinjëve për Integrim tha se ankes-marrëveshja e të dy presidentëve ua ka trasuar rrugën atyre, për ta votuar demarkacionin.

Në legjislaturën e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj pati kundërshtime me kryetarin e komisionit të atëhershëm Murat Mehën rreth demarkacionit. Madje insistonte se një marrëveshje e tillë nuk do të kalojë asnjëherë.