Ramadani ironizon me Vetëvendosjen: Jo qeveria Kurti, po qeveria Kuinti

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani ka ironizuar me ftesën që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka bërë ambasadorëve të Kuint-it.

Ramadani ka kujtuar kohën kur VV thoshte se presioni i Kuint-it është ndërhyrje post-koloniale që cenon sovranitetin shtetëror.

Ai ka theksuar se Kurti po shpreson që kështu do ushtrohet trysni mbi LDK-në.

Postimi i plotë:

Jo qeveria Kurti, po qeveria Kuinti.

Dikur VV-ja thoshte se presioni i Kuintit eshte nderhyrje post-koloniale qe cenon sovranitetin dhe subjektivitetin shteteror te Kosoves. Tash per me ardhe ne pushtet, Kurti po shpreson qe Kuinti do te ushtroje trysni mbi LDK-ne. Tani me nuk po mendon se po cenohet sovraniteti dhe parimi i vetevendosjes. Nje vakt shkruante Kurti se si shtetet e Kuintit jane tutore qe po e mbikeqyrin Kosoven aq shume sa nuk po e lejojne ate ta tejkaloje fazen e foshnjerise dhe femijerise. Tash vete po shnderrohet ne nje femije te vogel duke shpresuar se tutoret do ta detyrojne LDK-ne t’ia japin votat atij per ta bere Kryeminister.