QKMF-së në Obiliq i vjen nga Suedia një donacion me pajisje prej 150 mijë euro (VIDEO)

Shtretërit e ri u vendosën.

 

Edhe një numër i madh i pajisjeve mjekësore pritet që të zënë vend ditëve të ardhshme.

Kjo pasi që këtë javë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq iu erdhi një donacion nga Suedia.

Vlera e donacionit është rreth 150 mijë euro.

E të gjitha këto ndihma, janë kryesisht për personat me nevoja të veçanta.