Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje për viktimat e masakrës së Srebrenicës

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës në 24 vjetorin e saj.

Në këtë mbledhje ekzekutivi ka miratuar edhe Projekt-Rregulloren për Integrimin e të Huajve.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, tha se integrimi i të huajve në shoqërinë kosovare me këtë projekt-rregullore është në përputhje me gjitha standardet, raporton Eo, transmeton Gazeta Tribuna.

“Me këtë projekt-rregullore përcaktohen procedurat për jetën e të huajve sipas kategorive që përmbushin detyrimet e përcaktuara që parashihen masat e institucioneve përgjegjëse për të përfshirë në jetën normale të Kosovës”.