Qeveria ndjehet e papërgatitur karshi opozitës, kryeministri Haradinaj u shmanget interpelancave (Video)

Është thirrur në shumë interpelanca. Por, Kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të injorojë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët po e vlerësojnë të qëllimshme neglizhencën e Haradinajt karshi interpelancave.

Andaj ministrat dhe vet kryeministri po injorojnë interpelancat.

 

 E ndryshe po mendon partia e kryeministrit Ramush Haradinaj. Shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se shefi i partisë së tij është gjithmonë i gatshëm të vijë në Kuvend.

E kjo gjendje po shihet si problematike edhe nga monitoruesit e Kuvendit.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj pos interpelancës për korrupsionin, ka shtyrë edhe interpelanca tjera duke kërkuar që të mbahen të premten me arsyetimin që atë ditë ka mundësi të jetë i pranishëm në seancë.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën në vazhdim: