Qeveria dorëzohet para Beogradit, lejon Gjuriqin të vijë në Kosovë?

Drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq autoritetet e Kosovës e kanë lejuar ta vizitojë Kosovën më 27 e 28 prill, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta duke u thirrur në autoritete të Prishtinës.
Sipas burimeve të kësaj agjencie në Qeverinë e Kosovës, Gjuriq përmes Zyrës së Kosovës në Serbi ka kërkuar e nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka marrë leje për qëndrim në Kosovë më 27 e 28 prill.

Javën e kaluar, pas refuzimit të autoriteteve të Serbisë që mundësojnë qëndrimin e Hashim Thaçit në Beograd, Prishtina nuk i kishte dhëne leje Gjuriqit të vizitonte Kosovën.

Gjurqi me këtë rast kishte thënë” Do të shihemi në Kosovë”.