PZAP gjobit ish ministrin Mustafa pas ankesës së Qalajt (VIDEO)

Jo rrallë u panë në një tryezë, pasi punonin bashkë.

 

Por, kur ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, e përdori një fotografi nga takimet me shefin e policisë në një video të fushatës, kjo nuk i pëlqeu këtij të fundit.

Rashit Qalaj u ankua në PZAP se shefi i tij nga ministria e përdori emrin e tij për të fituar poena politikë.

Kjo ankesë ndaj ish-minsitrit të brendshëm u pranua si e bazuar. Për Mustafën pasoi edhe gjoba për shkeljen që u konstatua ta ketë bërë.