Punëtorët e Pallatit të Rinisë qe tre muaj pa paga

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të ketë investime milionëshe në drejtim të rimëkëmbjes së tij.

Këto premtime i bëri kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë vizitës që i bëri këtij Pallati e që ështe e para pas kalimit të saj një pronë komunale.

Ahmeti tha se do të ketë disa faza të rimëkëmbjes, ku në fillim do të fokusohen tek borxhet të cilat arrijnë deri në tre milionë euro dhe pagat e punëtorëve.

Kryetari Ahmeti, theksoi se gjitha këto investime nuk mund të përballohen vetëm nga buxheti komunal, por do të gjejnë donacione dhe forma tjera.

Ai shtoi se investimet do të arrijnë mbi 10 milionë euro,  dhe për këtë tashmë veq kanë filluar kontaktet e para për donacione nga Bashkimi Evropian.

Ahmeti tha se Pallatit të Rinisë do t’i rregullohet parkingu që është tek salla e djegur, qendra kulturore e fëmijëve, ku janë Salla e Kuqe, Galeria, dhe ASK-ja.

Ahmeti:Deri në fund të vitit do të kemi një ide të qartë për rimëkëmbje

“Jemi në pozicionin tash më emergjent kur duhet të bëhet një përllogaritje dhe shënjim i pikave më emergjente që në mënyrë hap pas hapi të kalojmë tek tjerat që janë më organizative dhe konsituive….pozicion emergjent është të nxirren  pagat e pallatit të rinisë, se tash jemi në muajin e tretë, po fillojmë në muajin nëntor që nuk kemi marr paga” u shpreh, Dugolli.

Me ligjin për Prishtinën Pallati i Rinisë nga AKP-ja, ka kaluar me kompetenca të plota në komunën e Prishtinës./KosovaPress/