Protestë nga ballkonet në prag të seancës

Në lagjet e Prishtinës, qytetarë të shumtë kanë dalë nëpër ballkone dhe kanë përplasur mjete të forta në shenjë proteste për seancën e thirrur për sot për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Qytetarët për disa minuta kanë bërë zhurmë të madhe nga banesat. Një formë e tillë e protestës, kundër mocionit, është mbajtur edhe mbrëmë.