Protesta e opozitës, Veseli nuk pret tensione (Video)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk pret që në protestën e 18 prillit të thirrur nga tri partitë opozitare, të përsëritet dhuna që kishte ndodhur në dy protestat e fundit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e të mbështetura nga AAK dhe Nisma për Kosovën.

Megjithatë, Veseli vlerëson se rruga me e mirë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve është përmes institucionaleve shtetërore, transmeton Tribuna Channel.

Në protestën e së shtunës të thirrur nga opozita, do të protestohet kundër kapjes së shtetit, çmimit të lartë të energjisë elektrike, kontrollit të pushtetit në RTK, uzurpimit të sistemit të drejtësisë dhe kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Protestat e fundit të organizuara nga opozita në muajin janar, patën eskaluar në dhunë me ç’rast u patën lënduar dhjetëra policë e qytetarë si dhe u dëmtuan shumë objekte shtetërore dhe private./Tribuna/