Propagandon “Blic”-i serb: “Marrëveshje të fshehta” Zaev-Haradinaj

Kryeqeveritari i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkepunojn ngushtë dhe kanë marrëveshje për kontroll të veprimtarive në M. E Veriut dhe në Kosovë.

Por edhe krijimin e fondeve”të zeza” për pagesën e politikanëve, shkruan “Blic”-i, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Zaev dhe Haradinaj deri tashti, nuk janë takuar vetëm në rolet e kryeministrave, por në takime të veçanta kanë marrë pjesë dhe vëllezërit e tyre: Vice Zaev dhe Daut Haradinaj.

Derisa Haradinaj ka qenë kryeministër, qenë marrë vesh të hapnin fonte të “zeza” të fshehura, të cilët do të shërbenin për pagesë politikanësh nga Brukse”-li, por edhe nga Greqia”, thotë bashkëbiseduesi.

Siç thekson “Blic”-i pushteti maqedonas mori 2 milionë uro, dedikuar disa politikanëve grekë, ndërsa me detyra që në vende të BE-së të theksonin se s’kanë asgjë kundër futjes se Maqedonisë së Veriut në BE.

“Marrëveshjet midis Haradinajt dhe Zaevit nuk janë të lidhura vetëm me biznese, por edhe për ushtritë e të dyja vendeve. Janë marrë vesh për financimin e eprorëve shqiptarë të nacionalitetit shqiptar në M. e Veriut dhe në Kosovë. Nga ana tjetër janë marrë vesh edhe për shkollimin e oficerëve të ushtrisë së Kosovës në Akademinë ushtarake të Shkupit. Një pjesë e mjeteve financiare, do të realizoheshin nëpërmjet disa firmave”, thotë burimi i “Dnevnikut” të Beogradit.