Projektligjet e MPMS-së, lehtësi për punëtorët dhe lehonat (VIDEO)

Pushimi i lehonisë po planifikohet që të jetë tre muaj pa pagesë, kurse gjashte muaj të tjerë të paguhen nga Qeveria. Pa pushim nuk do të mbetet as babai i foshnjës, pasi që ai mund të merr pushim 10 ditor me pagesë.

Këto janë vetëm disa nga pikat e Projektligjit për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror. Këtë projektligj bashkë me atë të Punës, e ka hartuar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Skender Recica i cili udhëheqë me këtë ministri, nga sot ka filluar diskutimet publike në raport me këto dy projektligje.

Ai tha se në Kosovë ka mjaft raste ku punëtorëve po u cenohen të drejtat e tyre elementare për punë, e në veçanti lehonave. E projektligji për marrëdhëniet e punës, sipas tij, ka për qëllim të avancojë kushtet e punës për punëtorët.

Lansimi i këtyre dy projektligjeve do të zgjas deri më 25 tetor, ku më pastaj do të dërgohet në Qeveri për miratim.

VIDEO: