Prishja e kabllos nëntokësore lë sërish në terr një pjesë të madhe të Pejës

Avarit energjetike të ngjashme në dy javët e fundit  janë rikthyer sërish në Pejë. 

Kablloja e prishur kësaj radhe ka lënë pa rrymë një pjesë të madhe të qytetit tek zona e Spitalit Rajonal.

Nga ora 14:00 një pjesë e madhe e qytetit të Pejës, kryesisht lagjja e spitalit dhe ato për-rreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Sipas Qendrës së thirrjeve të KEDS-it, bëhet fjalë për një avari të kabullit nëntokësorë.

KEDS thotë për RADIO 1, se ekipi nga Prishtina janë nisur për në Pejë dhe sanimi i avarisë  për ta rikthyer energjinë elektrike pritet të ndodhë diku  pas orës 24:00 në mesnatë.

Rastet me arsyetimin se ka prishje të kabllove, ngjajnë me  njëra tjetrën në këto dy javët e fundit në qytetin e Pejës! Qytetarët kanë filluar të humbin durimin.