Prishen pazaret e drogës, shqiptarët gjuhen me armë në mes të Italisë

Policia italiane po heton një konflikt të ndodhur në Parma mbrëmjen e së shtunës që mund të përfundonte në tragjedi.

Sipas mediave italiane, të paktën 3 shqiptarë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mes tyre.

Ata goditën njëri-tjetrin me sende të forta. Policia thotë se është qëlluar edhe me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, dyshohet tre të tilla.

Po kështu, hetuesit kanë gjetur edhe shenja gjaku. Policia po mundohet të kuptojë nëse personi që është lënduar është goditur me sende të forta apo është qëlluar me armë, transmeton tvklan.al.

Deri tani nuk ka asnjë të dhënë publike për identitetin e personave të përfshirë, pasi ata u larguan me shpejtësi para se aty të mbërrinte policia. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve për prishje të pazareve të drogës. Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan autoritetet pasi u frikësuan nga sherri i dhunshëm që kishte shpërthyer mes grupit të shqiptarëve.