Presidentja dekoron donatoren e spitalit 22-milionësh me Medaljen “Nëna Terezë”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dje ka dekoruar sheiken Fatima Bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe me Medaljen Humanitare “Nëna Terezë”.
Dekorata i është dhënë Shaikhas kur kjo e fundit e priti Presidenten, të hënën, raportojnë mediet e EBA-së.

Jahjaga tha se Shaikha Fatima është udhëheqëse pioniere botërore që punon me zell për të arritur paqe dhe barazi mes njerëzve, transmeton Koha.net.

Fatima ishte një nga nënshkrueset e marrëveshjes e cila i siguron Kosovës dhe Klinikës Pediatrike-Kirurgjike 22 milionë euro

“Ofrimi i ndihmës humanitare dhe lehtësimi i dhimbjes për fëmijët që vuajnë në vende të ndryshme rreth botës është mënyra më e mirë për të rritur ndërveprimin mes njerëzve në përgjithësi dhe shpërndan një kulturë të paqes dhe dashurisë mes tyre”, deklaroi Fatima.