Presidenti i dorëzon bibliotekës së Forumit të Paqes librin për Nënë Terezën

Bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris, presidenti Thaçi i ka dorëzuar edhe një libër për Nënë Terezën.

“Bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris, sot ia dhurova librin “Nëna e Dashurisë” kushtuar Nënë Terezës, e cila është simbol i dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit.

Populli ynë i dha botës një nënë shumë të dashur për gjithë popujt, e cila me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka shkruar Thaçi.