Presheva me Shtab Emergjent për pritjen e refugjatëve

Situata në Kumanovë ka shtyrë që edhe autoritetet në Luginë të ngrehin nivelin e sigurisë.
Gjendja në Kumanovë ka ndikuar që në Preshevë të formohet Shtabi Emergjent për pritjen e mundshme të refugjatëve shqiptarë nga “Lagja e Trimave”, përcjell televizioni publik.

Policia kufitare serbe tashmë ka ngritur nivelin e gatishmërisë, ndërkohë që edhe përgjatë vijës kufitare që ndan Luginën me Maqedoninë, janë sistemuar qindra efektive të Xhandarmërisë, Policisë dhe Ushtrisë serbe.

Nga ana tjetër, Fadil Azizi, anëtar i Shtabit Emergjentë Komunal për pritje të Refugjatëve të mundshëm nga Kumanova, ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet për ardhjen e ndonjë fluksi refugjatësh.