Pozita lëshon mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Ekzekutivi në Kuvendin Komunal të Prishtinës e ka lëshuar sallën e pasi kanë  konsideruar se opozita e ka bllokuar punën në Komunë dhe nuk mund të vazhdohet më tutje, transmeton Gazeta Tribuna.

Edhe sot të gjitha pikat qe kanë të bëjnë me urbanizëm janë larguar nga rendi i ditës me iniciativë të PDK-së.

Nga kuvendi janë larguar edhe këshilltarët e Vetëvendosjes, AAK-së, PD-së dhe LB-së.

Mirëpo Kuvendi është duke vazhduar me punë pasi qe nga kryesuesi është thënë që ka kuorum për vazhdim./Gazeta Tribuna/