Policia: Viktima nuk ka kërkuar mbrojtje pas kërcënimit nga burri

Policia e Kosovës bashkë me zyrtarë të Prokurorisë së Gjakovës kanë mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media me anë të së cilës kanë sqaruar rastin që ka ndodhur më 7 gusht në Brekoc të Gjakovës ku u vra një grua dhe vajza e saj nëntë vjeçare nga burri përkatësisht babai.

Policia e Gjakovës ka thënë se viktima nuk ka kërkuar mbrojtje kur e ka paraqitur rastin më 7 gusht pasi që sipas tyre është ndjerë e sigurt me familjen dhe vëllezërit e saj.

Duke treguar për rastin, policia deklaroi se me të marr informacionin se në fshatin Brekoc ka të shtëna armësh, janë mobilizuar për të hetuar rastin.

Policia ka vazhduar angazhimin për hetimin e rastit dhe se i dyshuari është dërguar në stacionin policor, me urdhër te prokurorit të shtetit i është caktuar masa e paraburgimit.

Në konferencë u tha se dje ka dështuar të mbahet seanca dëgjimore meqë i dyshuari nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në QKU.