Policia publikon video-mesazhin rreth hapjes së konkursit të ri!

Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka hapur konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policor.

Përmes një video, organi më i lartë i sigurisë në vend ka inkurajon në veçanti të gjitha femrat e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në vendin tonë që t’i bashkëngjiten PK-së

Ky konkursi do të jetë i hapur nga data 16/04/2018, deri me datën 10/05/2018.

Ndërsa, edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka ftuar gjithë qytetarët e Republikës të jenë pjesë e këtij konkursi.

“Policia e Kosovës çdo ditë po bëhet më e fort dhe më e besueshme. Me inkuadrimin e gjeneratave të reja në radhët tona synojmë që rendi dhe siguria të avancojnë edhe më tej prandaj për të gjithë ju shpall të hapur konkursin për zyrtarët policor dhe ju ftojmë të na bashkangjiteni”, ka thënë ai.

Ndryshe, këto janë kushtet minimale për aplikim janë:

Të jetë shtetas i Kosovës

Të jetë i moshës 18:30 vjeçar

Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm

Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale

Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale

Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar)

Të ketë integritet personale dhe vlera të lartë etike.

Më poshtë keni linkun me informacionet e plota lidhur me aplikim: KËTU