Policia patrullon me vetura civile

Policia e Kosovës shumë shpejtë pritet të përdorë vetura konfidenciale në patrullim.

Veturat të cilat do të blihen do të jenë të ndryshme dhe me targa civile.

Blerjen e veturave të reja për Policinë e Kosovës e ka konfirmuar edhe kreu i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, raporton Tribuna Channel.

Hyseni në mbledhjen fundit të Qeverisë së Kosovës ka paraqitur propozimin për blerjen e automjeteve konfidenciale për Policin e Kosovës, dhe sipas tij, kjo është e nevojshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Aktualisht Policia e Kosovës ka mbi 30 lloje të automjeteve./Gazeta Tribuna/