Policia merr në pyetje një 21-vjeçar, dyshohet për përdhunimin e një 15-vjeçareje në Skenderaj

Një person nga Skenderaj është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur të po kësaj komune.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia e ka intervistuar një person nga zona e Skënderajt që dyshohet se ka pasë kontakt seksual me një të mitur. Ai është në ndalim, ndërsa vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme”, ka thënë Zahiti.

Klan Kosova merr vesh se e mitura është 15 vjeçare, ndërsa ai që po dyshohet se e dhunoi është rreth moshës 21 vjeç.