Policia konfiskon arsenal armësh në Mramor (Foto)

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion policor në fshatin Mramor të Prishtinë, në një shtëpi ku dyshohej se ka armë, narkotik dhe mallra të kontrabanduara, aprate të lojërave të fatit të pa zhdoganuara.

Sipas Policisë, operacionin policor i koduar “YJET”, u realizua me urdhëresë të Gjykatës Kompetente, në mbështetje edhe nga Njësit e Specializuara, Teknika Kriminalistike, Doganat e Kosovës dhe ATK, ku me këtë rast janë konfiskuar 7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e shkurt TT, 33 fishek, 1 kuti për pastrimin e armëve, 1 Llap Top, 1 palë Dylbi, 1 rryp mbajtës për fishek, 1 veturë gjip Chevrolet Suburban, 81 lloje të aparateve të cilët dyshohet se janë të pa doganuara, 59 monitor të aparateve të lojërave të fatit, 12 aceptor të aparateve, 36 pjesë të ndryshme të aparateve të  lojërave të fatit.

Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit  është liruar në procedurë të rregullt. /KosovaPress/

© Te gjitha te drejtat e rezervuara KosovaPress.