Policia konfirmon vdekjen e 45 vjeçarit që ra nga ndërtesa ku po punonte

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress vdekjen e 45 vjeçarit që ka rënë sot nga ndërtesa në të cilën po punonte në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10, e kemi pranuar një informacion se në lagjen Arbëria më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për viktimën me inicialet M. B 1973”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti për KosovaPress.

Këtë vit janë shënuar një numër i vdekjeve të punëtoreve në vendin e punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë dhe deri më tani askush nuk ka dhënë llogari për këtë nga Inspektorati i Punës.