Policia gjen arsenal armësh të ftohta dhe municion në tregun e Suharekës

Në Suharekë sot policia ka hasur në gjësende të palejuara, armë të ftohta e municion.

Por këto gjëra u gjetën duke u shitur në tregun e gjelbërt të kësaj komune, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë nga ku edhe ka treguar gjësendet e sekuestruara.

Njoftimi i plotë:

Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar: 5 shufra të metalit, 6 elektroshokë,14 pako municion të pushkëve ajrore,1 dylbi (të armës së zjarrit), 47 thika, 16 boksa të metalit, 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve, 4 këllëf për shufër, 27 këllëf të armës, 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.