Policia e Pejës në aksion, arreston një person dhe sekuestron armë gjatë bastisjes së dy lokaleve

Policia e Pejës ka kryer dy bastisje në lokacione të ndryshme, me ç’rast ka sekuestruar armë dhe ka arrestuar një person.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Pejës, ka realizuar planin operativ ‘Inspektimi 2019’.

Sipas njoftimit gjatë këtij aksioni, në Klinë operacioni është zhvilluar në dy lokacione të ndryshme në lokale të natës, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtij aksioni, policia ka arrestuar një person, pasi në lokalin e të njëjtit janë gjetur dhe i janë sekuestruar një pistoletë me 10 copë fishek, një sprej gaz lotsjellësi, një thikë dhe një automjet është marrë për shmangie doganore.

Ndërkaq, në lokalin e dytë, është gjetur dhe sekuestruar një gaz lotsjellësi.

Po ashtu në zonën e Deçanit, përkatësisht në fshatin Lëbushe, policia ka marrë një informacion se në oborrin e një lokali të natës, kishte të shtëna me armë zjarri.

Pas operacionit të policisë, është arrestuar një 40-vjeçar me inicialet F.F., shkruan më tutje lajmi.net.

Njoftimi i plotë i policisë pa ndërhyrje:

Stacioni Policor Kline, me 23.08.2019 në përkrahje të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë,  NjRSh , Administratës tatimore  dhe inspektorëve të punës, ka realizuar planin operative “Inspektimi”.

Operacioni është zhvilluar në dy lokacione, lokale të natës.

Gjatë implementimit të planit inspektorët kanë filluar me procedurë mbi shkeljet e supozuara – si mos përdorim i arkave fiskale, mos lidhja e kontratave me punëtoret, e shkelje te tjera.

Ndërsa nga ana e policisë në njërin lokal janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një pistoletë me 10 copë fishek
  • Një sprej gaz lotsjellësi,
  • Një thikë dhe një automjet është marr për shmangie doganore.

Në lokalin e dytë është gjetur dhe sekuestruar një gaz lotsjellësi.

Njëkohësisht patrullat në lëvizje kanë ndaluar, kontrollua një automjet tek pronari-ngasësi  i te cilës kanë gjetur dhe sekuestruar një armë ilegale.

Te gjitha veprimet janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër  të cilit, i dyshuari për posedim të armës është ndaluar për 48 ore.

============================================

Po ashtu në zonën e Deçanit, Policia ka pranuar një informacion nga qytetarët se në fshatin Lëbushe – Deçan në oborrin e një lokali të natës, kishte të shtëna me armë zjarri.

Pas një pune operative- hetimore te Njësitit të Hetimeve SP-Deçan, është arritur që të identifikohet-arrestohet i dyshimti F.F. (1979) dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit në Pejë, dhe gjate bastisjes është gjetur dhe konfiskuar si prove materiale nje arme e tipit ‘ECOL-SM’  cal-9 mm Gas, një karikator , 37 –fishek-gas, 9  gëzhoja te të njëjtës armë .

Ne lidhje me rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet raporti përkatës i incidentit , kurse i dyshimti të lirohet në procedurë të rregullt. 

Arma e sekuestruar nga Policia e Kosovës.