Policia e Kosovës: Nuk ka vrasje në Zhiti të Podujevës

Polica e Kosovës, ka sqaruar se në fshatin Zhiti të Podujevës nuk ka ndodhur asnjë vrasje siç është raportuar sot në media.

Në një prononcim për Gazetën Tribuna, zëdhënësja e Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se ka qenë vetëm rishikim i vendit ku kishte ndodhur një vrasje në vitin 2006.

“Nuk ka ndodhur asnjë vrasje në Zhiti të Podujevës. Ka qenë vetëm rishikim i vendit ku ka ndodhur një vrasje në vitin 2006. Rishikimi i vendit është bërë me kërkesë të Gjykatës me qëllim që ata t’i përdorin provat gjatë gjykimit”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Tribuna/