Policia e Kosovës njofton se këto rrugë të Prishtinës do të mbyllen sot

Policia e Kosovës ka njoftuars ot se në rrugën Enver Zymberi dhe Rinia do të ndërpresë qarkullimin e të gjitha automjetevë për shkak të ndeshjës së futbollit e cila do të zhvillohet sot në stadiumin Fadil Vokrri.

Ja njoftimi i Policisë së Kosovës:

Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet sonte në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

• Enver Zymberi dhe
• Rinia

Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (16.07.2019), që nga ora 16:00 deri 23:00, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.