Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të humbur.

Ai është Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë.

Ky person është raportuar në polici më datën 16.05.2019 si i zhdukur, dhe që nga ajo datë nuk ka arritur që ta zbardhë rastin, dhe për këtë kërkojnë ndihmën e qytetarëve.

Policia kërkon që të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192.