Policia e Kosovës arreston shtetasin e Maqedonisë që kërkohej në Zvicër

Policia e Kosovës njofton se një shtetas i Maqedonisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar “Hani i Elezit”, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës.

Sipas raporti policor lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.