I plagosuri në lagjen Marigona është mjek, po lufton me jetën

Gjinekologu kosovar, Premtim Gojani, i cili në mëngjesin e sotëm u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij F.F., është duke luftuar për jetën. Ai për momentin ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Amerikan. Operimi pritet që të zgjasë edhe disa orë.


U plagos me tre plumba para derës së shtëpisë në lagjen “Marigona” të Graçanicës. Mjeku kosovar, Premtim Gojani, tash e disa orë gjendet në sallën e operacionit ku mjekët e Spitalit Amerikan janë duke bërë përpjekje që plumbat Gojanit t’ia nxjerrin nga trupi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës, të afërta me mjekun kosovar.