Plagosja si në filma në Pejë, me armë u qëllua një person i pafajshëm

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e djeshme në Pejë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka sqaruar se deri tek gjuajtja me armë ka ardhur pasi që pas një mosmarrëveshje në rrugë, janë përleshur fizikisht dhe janë gjuajtur me armë katër të dyshuar, shkruan lajmi.net.

Ata kanë kaluar pa lëndime trupore.

Më vonë njëri nga të dyshuarit ka hyrë në një lokal ku ka qenë njëri nga personat e dyshuar me të cilin ka qenë një familjar si dëshmitar në ndejën e tyre, kurse me të ardhur personi i dyshuar me një armë në dorë ka shtënë në drejtim të të dyshuarit që ishte në kafiteri, ku është qëlluar dëshmitari që nuk ishte fare i kyçur në rast.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Janë identifikuar dhe janë arrestuar dy nga katër personat e dyshuar të involvuar në rast, ku të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.